Ilir Meta po përballet me një komision hetimor të ngritur nga mazhoranca e cila kërkon shkarkimin e tij si President lidhur me çdekretimin e 30 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

E ftuar në RTV Ora, Kryemadhi ndan bindjen se Meta do ta kalojë me sukses këtë "stuhi", pasi siç shprehet ajo historia në 30 vjet demokraci ka treguar se komisionet hetimore kanë dështuar.

Ajo shton se politika ka shkuar te komisonet hetimore sa herë ka dështuar drejtësia.

Kryemadhi: Historia e komisioneve hetimore në 30 vjet demokraci ka treguar se kanë qenë të dështuara dhe kanë shkatërruar çdo proces.  Janë ngritur se nuk ka funksionuar drejtësia.Nuk kemi zbuluar asgjë, përkundrazi kemi bërë "gjueti shtrigash", ata na sulmojnë ne, ne i sulmojmë ata. Me këto kemi thyer besimin te politika, u kemi dhënë mediokërve dhe të paaftëve gjëra në dorë të cilat duam ti përdorim si marioneta kur duam dhe kur na kthehen në të kundërt fillojmë dhe i shajmë. Kemi shkatërruar të gjithë sistemin e institucioneve check and balance.


/Ora News.tv/