Komisioni Hetimor i nis sot letrën Komisionit të Venecias për shkarkimin e Metës

Komisioni Hetimor i nis sot letrën Komisionit të Venecias për

Sipas burimeve për RTV Ora, Komisioni Hetimor pritet ti nisë sot Komisionit të Venecias letrën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Komisioni ka kërkuar marrjen e një opinioni nga Komisioni i Venecias për shkeljet kushtetuese, sipas tyre, të Presidentit.

Komisioni Hetimor u ngrit një muaj pas dekretit të Kreut të Shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. 

Ky është komisioni i parë hetimor në historinë e pluralizimi për shkarkimin e Presidentit.

Ilir Meta do të hetohet për një periudhë 3-mujore nga kryetari Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Nëse komisioni hetimor do t’i kërkojë Parlamentit shkarkimin e Metës, ai do të bëhet Presidenti i parë i shkakrkuar nga parlamenti, pavarësisht se fjalën e fundit për largimin e tij nga ky post duhet ta japë Gjykata Kushtetuese.

EMISIONET