Teatri dhe 15 kushtet në PE, eurodeputeti gjerman: Çfarë bëhet me dosjet "184" dhe "339", janë kusht për negociatat

Shembja e Teatrit Kombëtar dhe plotësimi i 15 kushteve të Bashkimit Europian nga Shqipëria përpara konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave ishin në fokus të diskutimeve të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian.

Për rreth dy orë, eurodeputetët rrahën mendimet e tyre në seancën e mbajtur online të kordinuar nga Kryetari i komisionit McAllister.

Eurodeputeti suedez dhe raportoreri  David Lega ngriti kërkoi forcim të luftës kundër drogës, ndërsa ngriti shqetësimin se qeveria është më e ashpër me gazetarët sesa vetë trafikantët.

I prerë dhe i ashpër ishte dhe eurodeputeti gjerman Gahler, koordinator i EPP për komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, duke vënë në dukje se nga Shqipëria nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet e shitblerjes së votave, dosjen 184 të Dibrës dhe "339" të Shijakut.

Ai nënvizoi se Shqipëria duhet të kuptojë se BE e ka shumë seriozisht dhe ajo duhet të plotësojë të 15 kushtet para konferencës së parë ndërqeveritare.

Shqetësime pati edhe lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar, dhunën gjatë protestave që pasuan shembjen por edhe mbi të ardhmen e teatrit.

Pjesë nga diskutimet në Komision

Eurodeputeti suedez David Lega: Shqipëria është në rrugën e çeljes së negociatave dhe do të materalizohet dëshira e Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE. Lufta ndaj drogës në Shqipëri duhet të vazhdojë të jetë edhe më e fortë. Është një mënyrë me anë të së cilës Shqipëria mund të sigurojë rrugën e  saj drejt BE. Lidershipi shqiptar tenton të jetë i ashpër me gazetarët dhe i butë me tregtarët e drogës. Duke bërë të kundërtën Shqipëria do tu japë qytetarëve të saj dinjitetin që meritojnë. Duke vepruar drejt Shqipëria do të tregojë që është e denjë për të qenë pjesë e BE. BE është privilegj dhe privilegjet kushtojnë.

Eurodeputeti kroat Picula Tonino: Të gjithë e duatrokitëm vendimin e Këshillit për të çelur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë.Janë 15 kushte që Shqipëria duhet ti përmbushë para se të çelë negociatat. Ka interpretime të ndryshme sa i përket këtyre kushteve para takimit ndërqeveritar. Reforma zgjedhore ishte një nga kushtet për të çelur negociatat, e përshëndesim këtë marrëveshje. Reforma duhet të vijojë më tej.

 Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk: Janë disa kushte që duhet ti plotësojnë për tu bërë pjesë e BE. Kemi pasur dy emergjenca kombëtare, koronavirusi dhe tërmeti i nëntorit.Kishte një shfaqje të qartë të BE për ta ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin por edhe pandeminë. Opozita dhe mazhoranca kanë filluar të kenë mosdakortësi mes tyre për reformën zgjedhore, është e rëndësishme që aktorët kryesore të politikës të ulen në tavolinë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për të çuar përpara reformat, reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Eurodeputeti austriak, Waitz Thomas: Shqipëria po bën më të mirën e mundshme të realizojë këto kushte dhe ky është një sinjal pozitiv për të ardhmen e negociatave. Dua të permend disa probleme të minoriteteve, nuk ka të bëjë thjesht me aspektet ligjore por edhe disa aksione që duhet të ndërmerren në terren. I kam parë afër problematikat, qeveria duhet të tregojë edhe veprimin e saj në terren. Të ulen tensionet nëse ka. Edhe ligji i medias, kishte një lloj boshllëku propozimi që u bë. Mund të ishte kërëcënim për lirinë e medias dhe lirinë e të shprehurit. Nuk duhet harruar një gjë për Shqipërinë, nuk është se Shqpëria thjesht do të bëhet pjesë e familjes europiane, edhe ne duhet të shfaqim interesin tonë që ta marrim Shqipërinë në gjirin e BE. Është një vend i mrekullueshëm, me një kulturë të jashtëzakonshme, shumë të mirëedukuar, me një popullësi të re. Një vend të cilin unë e mbështes shumë dhe mezi pres që të mirëpres Shqipërinë në BE.

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Po, Shqipëria dhe shqiptarët janë në rrugën e tyre të drejtë drejt BE për tu bërë pjesë e familjes europiane dhe do ta arrijnë këtë pikë, janë në këtë fazë. Këshilli më herët ka listuar 15 kushte që duhet të përmbushen. Është shumë e rëndësishme për Komisionin që të tregojmë se ne e kemi seriozisht dhe këto kushte duhet të përmbushen. Nuk duhet të merret e mirëqënë që procesi ecën, duhet të jemi të qartë se këto kushte duhet të përmbushen. Dua të nënvizoj disa, rasti i vjedhjes së votave në Dibër, rasti i Shijakut. Nuk ka pasur procedime. Pyetja është për Komisionin: A e bëtë të qartë këtë kusht ndaj autoriteteve shqiptare? Edhe në BE i kemi komunikuar çështje të tjera. A e dinë shqiptarët se çfarë ne kërkojmë me të vërtetë? Dhe reforma në drejtësi ka një rëndësi tejet të veçantë. Është edhe Gjykata Kushtetuese.

 Raportuesja për Shqipërinë dhe eurodeputetja portugeze, Isabele Santos: Është një vend që ka një polarizim të madh politik. Është Covid 19 në këto çaste. Pati vështirësi dhe nga tërmeti i nëntorit. Ka një zhvillim politik ku palët janë bërë bashkë, është reforma zgjedhore dhe kjo duhet përshëndetur. Ajo që kemi si synim kryesor është që duhet të gjenerojmë dialog. Ky dialog duhet të jetë edhe sa i përket çeljes së negociatave. Është i rëndësishëm roli i ambasadorit të BE në Shqipëri për të promovuar dialogun. Reforma në drejtësi është ngadalësuar disi. Kjo edhe për arsye të faktit se kemi një situatë pandemike.Tani po flasim për reformën e gjykatës së Lartë dhe implementimin e masave për të luftuar krimin dhe korrupsionin.Duhet të ketë një lëvizje të shpejtë si ajo që ishte para pandemisë.


 Eurodeputetja kroate, Željana Zovko: Dua ti rikthehem çështjes së Teatrit Kombëtar që ka krijuar shumë shqetësime në botën e kulturës dhe gjithashtu në media. Kemi marrë shumë letra nga qytetarë të shqetësuar. Do të doja të dija se çfarë informacioni kanë marrë nga shoqëria civile dhe a ka pasur bisedime përpara se të ndodhte kjo shembje? Cilat janë planet e së ardhmes për ndërtimet në këtë zonë duke marrë parasysh që Shqipëria merr fonde nga BE, ka marrë dhe fonde për rindërtimin nga tërmeti.

Eurodeputeti austriak, Andreas Schieder: Duhet të tejkalohen këto ndarje dhe polarizime të thella të shoqërisë, të cilin e pamë edhe sa i përket shembjes së Tetarit Kombëtar. Edhe reformat duhet të respektohen nga të gjitha palët politike. Ajo që ne duam dhe unë them është se ky vend duhet të sjellë në jetë një lloj të ri politik, atë konsensusit.Një kulturë e re politike e cila do të pranonte edhe mendimin tjetër dhe të disa minoriteteve.

Eurodeputet: Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Shqipëria ka ndërmarrë një reformë ambicioze në drejtësi, ka pasur disa vështirësi por vendi është në rrugën e  duhur. Një nga gjërat më të rëndësishme është reforma zgjedhore.

Parlamenti Evropian i ka kërkuar Shqipërisë përmbushjen e 15 kushteve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.Parlamenti shpalli në 19 qershor rezultatet e votimeve ku rezolutë e PPE mori më shumë vota se sa u miratua në parim. Nga 665 vota në total, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime.

Lexo edhe: 

Haçkaj: Do t'i dërgojmë letër edhe Merkelit për shkeljen e të drajtave të njeriut në Shqipëri

Haçkaj: Shqipëria drejt dikaturës. Shehaj: Teatri, drejtësia e re dështoi

Negociatat me BE, Parlamenti Europian kalon rezolutën me 15 kushtet për Shqipërinë


EMISIONET