Kombëtarja U19 bën "tris", mund Lacio-n dhe kalon në finale

Kombëtarja U19 bën "tris", mund Lacio-n dhe kalon në

Kombëtarja U-19 nuk fal as Lacio-n. Djemtë e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani kanë fituar ndeshjen e rradhës në turneun “Roma Caput Mundi”, ku kanë mposhtur C.R Lazio 1-2. 

Përfaqësuesja jonë ka kaluar e para në avantazh në minutën e tetë me anë te Drini Halilit dhe disa minuta më vonë ekipi i Lazios ka barazuar duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1. Në pjesën e dytë golin e fitores e ka shënuar Samuel Nezha.

Me këtë rezultat kuqezijtë arrijmë vendin e parë në grup dhe kalojmë në finale, ku nesër do të ndeshemi përballë Rumanisë e cila sikurse përfaqësuesja jonë është renditur në vendin e parë në grupin e saj.

Finalja do të luhet nesër në orën 10:30, kujtojme se edhe vitin e kaluar ishim në finale me përfaqesuesen e Rumanisë ku e fituam këtë trofe me rezultatin e pastër 2-0.

Në përfundim të ndeshjes trajneri Bogdani theksoi:

Një sukses i merituar i skuadrës. Po shoh një reagim shumë të mirë të ekipit gjatë gjithë lojës. Në këto ndeshje kam konstatuar një këmbëngulje te cunat për të dominuar dhe ia kanë arritur. Rezultatet i kanë dhënë të drejtë. Shprësojmë që edhe këtë radhë të mposhtim në finale Rumaninë dhe të sjellim trofeun në Shqipëri. Një ritëm i tillë duhet të na shoqërojë gjatë gjithë vitit”,- tha Bogdani.

EMISIONET