"Kolapsi" ndaj PSG-së, ja vendimi që merr Monaco për tifozët e pranishëm

"Kolapsi" ndaj PSG-së, ja vendimi që merr Monaco për

Monaco do të kompensojë tifozët që kishin udhëtuar në "Parc des Princes" për të parë nga afër "shpërfytyrimin" me rezultatin 7-1 përballë Paris Saint Germain.

Monaco konfirmoi nëpërmjet "Twitter" se do të rimbursonte tifozët që kanë bërë udhëtimin e gjatë nga principata në kryeqytetin francez.

Rezultati ka bërë që PSG të jetë 17 pikë në krye të renditjes me vetëm pesë ndeshje të mbetura, ndërsa Monaco do të mbetet katër pikë më shumë se Lyon dhe Marseille që mbajnë vendin e tretë dhe të katërt.

Zv-presidenti Vadim Vasilyev ka përshkruar disfatën si një tragjedi, duke shtuar:

"Të vetmit që kanë bërë detyrën e tyre kanë qenë tifozët dhe i falënderoj. Ata e mbështetën ekipin, por nuk mund të bënin më shumë. Do të bëjmë çmos t’i bëjmë krenarë në ndeshjen tjetër.”-theksoi Vasilyev.

Skuadra e Unai Emery triumfoi 7-1 përballë Monaco-s, rezultat ky që i dha matematikisht titullin PSG-së.



EMISIONET