Kokëdhima: Duhen lista të hapura, nuk mund të caktohen nga sulltanët e partive

Kokëdhima: Duhen lista të hapura, nuk mund të caktohen nga

I ftuar në Ora News, kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima u shpreh se duhet patjetër që listat e deputetëve të jenë me lista të hapura.

Sipas Kokëdhimës, ky është një parim i panegociueshëm, që populli të votojë emrat, me proporcional kombëtar dhe shtoi se vota duhet të ketë të njëjtën vlerë në gjithë vendin.

Kokëdhima: Nëse duan që të mbajnë këtë sistem me lista, duhet patjetër që listat të jenë të hapura. 

Nuk mundet që listat të caktohen nga një sulltan që e trashëgon pushtetin ose dy sulltanë. 

Duhet që qytetarët të zgjedhin me emra deputetët, lista duhen të hapura patjetër. 

Ky është një parim i panegociueshëm, që populli të votojë emrat, me proporcional kombëtar. 

Ky  proporcionali që kanë bërë këta nuk i jep të njëjtën vlerë votës së shqiptarëve, ndërkohë që vota duhet të ketë të njëjtën vlerë. 

Nuk mundet që e njëjta sasi votash të prodhojë 2 deputetë në një qark dhe gjysmë deputeti në një tjetër. 

EMISIONET