Kokëdhima: Brukseli di korrupsionin e pashembullt, mbështet stabilitetin kundër demokracisë

Kokëdhima: Brukseli di korrupsionin e pashembullt, mbështet

Kryetari i Partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima përballë gazetarëve në studion e “360 Gradë” në Ora News, duke marrë shkasë nga deklaratat e Brukselit për qeverinë shqiptare, thotë se nuk është hera e parë që BE bën deklarata në favor të stabilitetit dhe kundër demokracisë. 

Ai deklaron se korrupsioni në vend është flagrant.

Edhe gazetari Bledian Koka thotë se Brukseli të njëjtin qëndrim mban edhe ndaj presidentit turk, Erdogan.

Pjesë nga deklaratat: 

Kokëdhima: Edhe në Evropë edhe në Shqipëri dihet e vërteta e qeverisë së Ramës. Nuk ka asnjë dyshim që Brukseli e di korrupsionin e pashembullt të qeverisë Rama, për inkrimino e ministrave, policisë së shtetit për situatën e jashtëzakonshme me drogën, për standardet e munguara të demokracisë. Sigurisht delegacioni i BE bën raporte, por BE ka aq shumë kanale informimi sa nuk i shpëton asgjë. BE duhet të lexohet në gjithë kompleksitetin e zhvillimeve gjeopolitike në rajon, në Evropë dhe në botë. Deklaratat e tyre nuk janë shpërblime personale për Ramën por duhet të merren në kontekst politik.

Nuk është rasti i parë që institucionet e BE presin me tapetë të kuq kryeministra të korruptuar, presidentë të korruptuar. Kjo nuk do të thotë se ata nuk e dinë dhe historia ka plot shembuj të tillë.

Koka: Mënyra si ka folur Juncer, Mohgerini, tregojnë se ata njerëz ose janë të pa informuar ose të keqinformuar. Të flitet në prani të një kryeministri që deri një javë më parë i sekuestroheshin në vendin e tij tonelata me drogë se është reformator. Unë dua të hedh tezës e stabliokracia. Të njëjtën qëndrim kanë mbajtur edhe me Erdogan ndryshe nga zonja Merkel. Duhet bërë një ndarje mes asaj që ndodh në Bruksel dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Ka ndryshuar qasja e Gjermanisë.

Kokëdhima: Nuk është hera e parë që Brukseli është i gatshëm të sakrifikojë demokracinë në Shqipëri për stabilitet ose për interesa të tjera gjeopolitike. Një nga arsyet janë interesat strategjike, me repozicionimin e politikës botërore në këto momente siç është boshti Turqi-Rusi-Iran.

EMISIONET