Kokëdhima akuza Bashës për sistemin: Po e lë popullin në këtë regjim kriminal dhe të korruptuar

Kokëdhima akuza Bashës për sistemin: Po e lë popullin

Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, thotë se nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa shfuqizimin e amendimeve kushtetuese të 2008.

I ftuar në RTV Ora, Kokëdhima bën përgjegjës shefin e opozitës Basha që sipas tij po pajtohet në heshtje me Ramën për të mos ndryshuar sistemin.

Kokëdhima: E kemi të plotë paketën e Lulzim Bashës. Unë bëj me përgjegjësi më të madhe Lulzim Bashën sesa Edi Ramën. Lulzim Basha kërkon ta mbajë popullin tonë nën këtë regjim shtypës, kriminal dhe të korruptuar edhe 8-10 apo sa më shumë vite të tjera. 

Kërkojnë përjetësimin e sundimit të tyre.Nuk ka reformë zgjedhore pa shfuqizimin e amendimeve kushtetuese të 2008. Lulzim Basha thoshte në çadër do të shfuqizojmë 2008, do të bëjmë Republikën e Re.Ai thotë ne duam që drejtimin e reformës së sistemit dhe reformës zgjedhore ta bëjnë përfaqësuesit e PD, PS dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.Pse mendoni se përfaqësuesi i SHBA, apo BE do të bëjë reformën zgjedhore në Shqipëri? Kërkojnë garanci për pazaret e tyre. 

Por reformën zgjedhore dhe reformën kushtetuese të Shqipërisë do ta votojë Kuvendi, do ta bëjnë deputetët e Shqipërisë. Këta përjashtojnë dhe ata deputetët që kanë dalë nga skemat e tyre diabolike.

OSBE kërkon pushtet gjithëpërfshirës. Sikur këta të bënin ekonomi do ti pranonim për sulltanë përjetë. Unë e deklaroj me përgjegjësi, do pranoja çdo lloj sakrifikimi të lirive të tjera, mjafton që këta të bënin zhvillim ekonomik.Këta shkatërruan një popull dhe një shtet të tërë. Ai kërkon që KQZ të jetë i PD dhe PS, nuk mund të jetë vetëm i PS. Administrata zgjedhore duhet të jetë apolitike. Ta bëjë Gjykata e Lartë KQZ.

EMISIONET