Kokainë me whatsapp, dy shqiptarë arrestohen në Itali

Kokainë me whatsapp,  dy shqiptarë arrestohen në Itali

Dy shtetas shqiptarë e një shtetase italiane janë arrestuar nga policia italiane e qytetit të Vicenzas me akuzën e trafikut të drogës të tipit kokainë.

Dy shqiptarët e arrestuar janë Xhulio Aliaj 24 vjec e Sokol Hadëraj 35 vjec. Hetime kanë zbardhur se 3 të arrestuarit trafikonin kokainë mjaft të pastër e cila mbërrinte në Itali nga Shqipëria.

Policia ka identifikuar rreth 40 klientë të këtij grupi trafikantësh në qytete e provinca të ndryshme italiane. Trafikantët komunikonin me klientët me anë të telefonit si dhe në whatsapp duke përdorur fjalë në kod. Dozat e kokainës u dorëzoheshin në banesë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 kg kokainë dhe rreth 5 mijë euro cash.

Hetimet kanë zbardhur se në 3 muajt e fundit nga trafikimi i kokainës ky grup trafikantësh kanë përfituar rreth 200 mijë euro.

EMISIONET