Kokainë e marijuanë nga Shqipëria në Itali, porositë me whatsapp

Kokainë e marijuanë nga Shqipëria në Itali, porositë me

Plot 22 persona janë vënë nën pranga e 25 të tjerë janë nën hetim nga autoritetet policore italiane në provincën e Torinos me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se droga e trafikuar importohej nga Shqipëria.

Sasi kokaine, marijuane e hashashi, mbërrinin nga Shqipëria në Itali për llogari të një familje italiane me banim në komunën Orbassano., e cila kontrollonte trafikun e drogës në territorin e komunave Biella, Cuneo, Verbania e Torino.

Klientët porosisnin drogën përmes kontakteve në Facebook e në ËhatsApp duke përdorur një gjuhë të kriptuara. Dozzat e drogës identifikoheshin me emrat si ; pizza, pantallona, këmisha, këmbë, shokë etj,

Hetimet e operacionit kanë nisur më vitin 2018 pas arrestimit të një minoreni që shiste drogë në afërsi të një lokali fasfood i frekuentuar nga të rinjtë.

Autoritetet policore kanë identifikuar rreth 150 klientë që shpesh kërkonin që droga t'u mbërrinte në shtëpi. Për çdo dozë droge të dorëzuar në banesë, korrierët e drogës pretendonin një çmim më të lartë duke llogaritur dhe shpenzimet për naftën e makinës.

Korrierët e drogës të arrestuar gjatë këtij operacioni policor janë të gjithë mjaft të rinj në moshë.

Janë dokumentuar gjithashtu mbi 400 episode të shitjes së drogës, si dhe janë sekeustraur mbi 16 kg lëndë narkotike e importuar nga Shqipëria.

Hetimet mbi zbardhjen e plotë të skemës kriminale të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali vazhdojnë.

EMISIONET