Kokaina në portin e Xhenovas, njëri prej të arrestuarve i kërkuar prej 2015

 Artur Mahmutaj, 37 vjcari i arrestuar së fundmi nga Policia fianciare e Xhenovas për trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Italisë e Europës Veriore është shpallur në kërkim nga Policia shqiptare qysh prej vitit 2015 me akuzën e kultivimit të lëndës narkotike të tipit marijuanë.

Si punonjës në Drejtorinë Hekurudhore të Durrësit e përgjegjës në Drejtorinë e Mallrave ai kishte mundur të ndërtonte një serë e magazinë super teknologjike për kultivimin e marijuanës.

Sera në pronësi të tijgjëndej në lagjen 5 të Durrësit.

Operacioni ne portin e Xhenovas

Një megaoperacion i koduar "Rebuffo" i Policisë financiare italiane ka çuar në sekustrimin e 77 kg kokainë e pastër në një kontainer që tranzitonte me një anije tregtare nga Amerika e Jugut në portin e Xhenovas.

Ky operacion ëshë epiologu i një aktiviteti të gjatë e kompleks investigativ të autoriteteve italiane që ka mundur të identifikojw këtë rrjet ndërkombëtar trafiku droge përmes portit të Xhenovas. Nën pranga kanë përfunduar 5 persona 3 shtetas italianë e 2 shqiptarë të konsideruar si organizatorët e këtij trafiku droge.

Kokaina e sekuestruar ishte e paketuar në 66 pako në dy çanta të mëdha në një kontainer të mbërritur nga Amerika e Jugut në mënyrë të tillë që përmes sistemit të ashtëquajtur rip-off, të tërhiqeshin nga trafikantët përgjatë tranzitimit të tij në portin e Xhenovas.

Hetimet verifikuan se tërheqja e kësaj sasie kokaine nga porti i Xhenovas u bë nga dy punëorë të portit të cilët kishin informacionet e duhura se ku ndodhej sasia e kokainës së mbërritur nga Amerika e Jugut. Kokaina e sekuestruar do t'i sillte trafikantëve një përfitim prej 3 milionë euro.

Operacioni Rebuffo ka çuar në arrestimin e 5 personave, 3 shtetas italianë dhe dy shqiptarë.

Roberto Piano e Massimo Rocca  me profesion punëtorë ngrakim shkarkimi në portin e Xhenoas e Carmelo Rao 59 vjec.

Nën urdhër arresti janë dhe dy shtetasit shqitaprë Nik Dauti 39 vjeç e Artur Mahmutaj. 37 vjec.


EMISIONET