Kokaina kolumbiane, shpallet në kërkim ndërkombëtar pronari i kontenierit me banane

Kokaina kolumbiane, shpallet në kërkim ndërkombëtar pronari

Arbër Çekaj pronari i kompanisë "Arbri Garden"  e cila kishte porositur sasinë me banane ku u gjet edhe  e 613 kg kokainë është shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar.

Burime të Ora News kanë mësuar se Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të premten të pranojë kërkesën e prokurorisë, e cila kërkoi në mungesë masën “arrest me burg” për Çekajn.

Sipas akuzës ai dyshohet se është pjesë e këtij trafiku të lëndëve narkotike pasi sasia e drogës u gjet në kontienerin që po transportonte bananet në magazinën e tij në Maminas, ku mendohet që është edhe destinacioni final i ngarkesës.  

Vendimi i gjykatës është marrë në dhomën e këshillimi dhe me pas ai i është dërguar prokurorisë, e cila ia ka përcjellë Policisë së Shtetit që ka nis procedurat e shpalljes së kërkimit ndërkombetar

Përmes një lidhje telefonike Çekaj deklaroi  se do të kthehej në Shqipëri për tu vënë në dispozicion të  autoriteteve Shqiptare, por kjo gje ende nuk ka ndodhur megjithese u bë afërsisht 2 javë nga kapja e sasisë së lëndës narkotike.

Deri tani të arrestuar për cështjen janë shoferi  i Kamionit Armano Pezaku  dhe menaxheri  i magazinës Donaldo Lusha, të cilët nuk e kanë pranuar se kanë patur dijeni për drogën. Ata janë lene nga gjykata ne masën arrest me burg  masë e cila është apeluar nga avokatët.  

Ngarkesa prej 613 kg kokainë kolumbiane u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në magazinat e Maminasit në Durrës. Kjo është sasia e kokainës më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte e fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destinacion tregun europian.

Droga mbërriti në port më 19 shkurt.

Çekaj ka qenë i skeduar nga policia dhe prokuroria që prej vitit 2015 për aktivitet kriminal në fushën e drogave të forta. 


EMISIONET