Opozita në Parlament është kundër futjes në rendin e ditës të amendamentit të deputetes socialiste, Edlira Bode për ndryshimet në Kodin Penal.

Deputeti Ralf Gjoni, tha se futja e këtij amendamenti është bërë vjedhurazi, duke keqpërdorur një deputete mjeke të nderuar.

Ralf Gjoni: Amendamenti i zonjës Bode nuk ka lidhje me propozimet e zonjës Gjermeni dhe Bushka në janar. Propozimet e dy deputeteve lidhen me dhunën në familje që unë i mbështes. Por futja vjedhurazi dhe në mënyrë tinzare, dashakeqe e një amendamentet duke keqpërdoruar një deputete të nderuar mjeke që është nga më të uratat dhe nga më të pakfolurat në parlamentin shqiptar, zonja Bode. Nga më korrektet, një nga njerëzit më me integritet, keqpërdorimi i një zonje te nderuar për të ndryshuar kodin penal, për ti trajtuar qytetarët si kriminal pa konsultim publik....(i hiqet mikrofoni).

Zoti kryetar, amendamenti i zonjës Bode për të amenduar kodin penal në kundërshtim me kushtetutën dhe me procedurat e rregullores së parlamentit . Amendimi është i papranueshëm në këto kushte dhe në mënyrën si është prezantuar vjedhurazi. Ndaj i bëj kërkesë mazhorancës të tregojë minimumin e dinjitetit dhe ta tërheqë amendamentin e kodit penal të zonjës Bode për të mos e trajtuar në këtë seancë.

Rendi i ditës nuk mund të trajtojë amendamentin e zonjës Bode.

/Ora News.tv/