Kodi i ri Zgjedhor, Murrizi: Drafti i pazarit të pistë u depozitua në 12 të natës, replikon Ruçi

Kodi i ri Zgjedhor, Murrizi: Drafti i pazarit të pistë u depozitua

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi I kërkoi maxhorancës të ndalë ‘pazarin e pistë’ me sic e quan ai me reformën zgjedhore.

Nga foltorja e Kuvendit, paraditen e sotme, Murrizi tha se drafti i reformës zgjedhore, të cilin e quajti “Draft i njëanshëm i pazarxhinjve” është dorëzuar në mënyrë të fshehtë, ne mes të natës dhe pa kaluar në komisionin e reformës zgjedhore.

Myslim Murrizi: “Zoti Balla, nëse u shkon në mend ty e Ramës, Bashës, Metës e Monikës që me paratë e pista që i keni marrë shqiptarëve mbi 22 miliardë euro për mos trafikimin e votës me vota të trafikuara në kuvend e keni gabim. Nuk do të arrini ta çoni deri në fund pazarin e 2008.”

Murrizi tha se nga opozita parlamentare nuk do të ketë asnjë votë pro draftit të reformës zgjedhore.

Myslim Murrizi: Skutave mund të propozoni sa të keni qejf ..Ka ardhur koha ti jepni fund lojrave të pista e teatrit politik me firma dhe depozitime në 12 të natës. Shqiptarët meritojnë një system zgjedhor ku të zgjedhin me votë të lirë përfaqësuesit e tyre në këtë sallë. Pislliqet e atyre që ju akuzojnë ditën dhe flirtojnë me ju natën nuk do të mund ti shpërndani në këtë sallë sa të jemi ne deputetë të opozitës këtu." 

Në replike kreu i kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se drafti eshte dorezuar brenda orarit zyrtar

Gramoz Ruçi:  Kam mbi 15 ditë që I kam njoftuar në sallë që më 30 mbaron afati dhe deklarova se komisioni ka pushuar veprimtarinë por kjo nuk do të thotë të drejtën ekskluzive të cdo individi të paraqesë nismë.  Nuk ka pse të anametojmë deputetë të maxhorancës anëtarë të këtij komisioni që kanë sjellë një produkt si rezultat i një konsultimi të gjerë politik që është bërë mes faktorëve parlamentarë dhe jo parlamentarë. Nisma e tyre nuk është paraqitur as në 12 të natës dhe as në komitet qëndror, por brenda orarit zyrtar në orën 14:00 dhe është paraqitur në protokollin e kuvendit të Shqipërisë. Konsideratat politike tuajat është e drejtë e juaj.

EMISIONET