Kodheli optimiste për negociatat: Holanda ka deklaruar se nuk do të mbetet "delja e zezë"

Kodheli optimiste për negociatat: Holanda ka deklaruar se nuk do të

Muaji mars është vendimtar për fatin e negociatave, ku fillimisht pritet raporti i Komisionit Europian dhe më pas vendimi në Samitin e Zagrebit.

Deputetja socialiste Mimi Kodheli, njëherësh edhe kryetare e Komisionit të Jashtëm, në një intervistë për Ora News shprehet optimiste se Shqipërisë më në fund do ti hapet drita jeshile.

Kodheli: Në mars presim raportin që me gjasë do të jetë pozitiv, pastaj do të ketë një samit në Zagreb prej të cilit priten përgjigje pozitive. Macron, një nga skeptikët më të mëdhenj për procesin e zgjerimit, ka një procedurë të re që është pranuar nga të gjitha palët. Besoj se këtij skepticizmi i ka ardhur fundi jo vetëm për faktin e ndryshimit të procedurave por edhe sepse Shqipëria ka treguar që ne jemi të vendosur, po bëjmë gjënë e duhur me reformën në drejtësi dhe do ti shkojmë deri në fund.

Por nëse pengesa me Francën është tejkaluar, problem mbetet Holanda.

Kodheli: Holanda e ka shprehur edhe më parë se nuk do të jetë e vetmja dele e zezë në tufën e deleve të bardha që në mënyrë afirmative janë shprehur pozitivisht për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ndërkohë ne duhet të vazhdojmë të flasim me ta, të bindim që jemi duke punuar në lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve, zbatimin e ligjeve të forta.

EMISIONET