Koço Kokëdhima apel gazetarëve: Mos u shitni!

Koço Kokëdhima apel gazetarëve: Mos u shitni!

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, u bëri thirrje gazetarëve që të mos shiten te pushteti.

Duke reaguar pas publikimit të një dokumenti ku dy gazetare ishin në borderotë e UKT-së e dy punonjëseve të medias, Kokëdhima shkruan se ka plot të tjerë, që firmosin si këshilltarë, specialistë, apo anëtarë bordesh në listë-pagesat e qeverisë, bashkive, ndërmarrjeve të varësisë, apo enteve që shpërdorojnë kafshërisht paratë e taksapaguesve dhe blejnë mediat për të fshehur këto krime ekonomike.

Kokëdhia bëri thirrje mediabërësve që të mos shiten, të mbrojnë interesat e mëdha të vendit dhe të popullit, të denoncojnë krimet politike dhe ekonomike të qeverive dhe të mos bëhen palë me partitë e vjetra dhe tradhtarët e kombit.

Reagimi i Kokëdhimës:

Asnjë befasi nga qenia në borderotë e UKT-së e dy punonjëseve të medias. Ka plot të tjerë, që firmosin si këshilltarë, specialistë, apo anëtarë bordesh në listë-pagesat e qeverisë, bashkive, ndërmarrjeve të varësisë, apo enteve që shpërdorojnë kafshërisht paratë e taksapaguesve dhe blejnë mediat për të fshehur këto krime ekonomike.

Qeveritë blejnë votuesit trutharë për një thes miell dhe i shtypin e i vjedhin për 4 vite, blejnë botuesit, pronarët e mediave dhe gazetarët për të nënshtruar pushtetin e katërt, blejnë artistët që të rrëmbejnë asetet publike për kulla, blejnë shoqërinë civile që të mos reagojë ndaj instalimit të autokracisë. Dhe më tragjikja, blejnë edhe opozitën.

Prej vitesh u bëj thirrje mediabërësve që të mos shiten, të mbrojnë interesat e mëdha të vendit dhe të popullit, të denoncojnë krimet politike dhe ekonomike të qeverive dhe të mos bëhen palë me partitë e vjetra dhe tradhtarët e kombit.Koço Kokëdhima apel gazetarëve: Mos u shitni! 

EMISIONET