Koçi: Rrezik nga skemat e reja mashtruese on line

Koçi: Rrezik nga skemat e reja mashtruese on line

Kreu i Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi i ftuar në “Ekopolitikë” në Ora News, thotë se qytetarët nuk duhet të bien pjesë e skemave mashtruese on line.

Pjesë nga biseda:

Koçi: Ne për këtë problematikë diskutojmë me Bankën e Shqipërisë. Qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm që me zhvillimin e teknologjisë të mos bien pre e skemave mashtruese on line sepse kostot janë për ta dhe familjet.

Sulçe: Keni ndonjë të dhënë?

Koçi: Ne thjesht ndjekim problematikat e Bashkimit Evropian. Nëse ata bëjnë ndonjë paralajmërim, bëjmë edhe ne një paralajmërim këtu. Nuk kemi informacion sa qytetarë luajmë, por i paralajmërojmë që të mos bëhen pjesë e skemave mashtruese.

EMISIONET