Klubet e Seria A përgatisin rikthimin në fushën e blertë

Klubet e Seria A përgatisin rikthimin në fushën e blertë

Klubet e Seria A po përgatisin rikthimin në fushën e blertë, për të nisur stërvitjen, edhe pse akoma nuk ka një vendim nga qeveria nëse do të rifillojë apo jo sezoni futbollistik. Fillimisht testet mjekësore dhe tamponet për të gjithë lojtarët dhe më pas futbollistët do të zbresin në fushë në grupe jo më shumë se 5 lojtarë dhe duke respektuar distancën.

Skuadrat e Seria A, po përgatiten pas dritës së gjelbër të dhënë nga qeveria ialiane për të nisur stërvitje individuale edhe në sportet në ekip.

Juventusi kreu testimet e para në funksion të rifillimit të trajnimit, pas protokollit të federatës italiane. Vizita përfshin teste mjekësore dhe fizike, duke përfshirë një tampon. Natyrisht, mungojnë lojtarët që janë akoma jashtë vendit, të cilët do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Rifillimi i stërvitjes së Interit, i planifikuar fillimisht për 5 maj, shtyhet dhe për këtë arsye Antonio Conte nuk do të jetë në gjendje të rifillojë punën në fushë me ekipin e tij. Udhëzimet për rifillimin e stërvitjeve përfshijnë teste klinike ose tampone dhe në përfundim të procedurës shëndetësore, zikaltrit do të jenë në gjendje të kthehen në fushë, por gjithmonë në distancë dhe me seanca individuale.

Roma ka filluar gjithashtu. Herët në mëngjes, disa lojtarë shkuan në Trigoria për ekzaminime mjekësore. I pari që arriti ishte portieri Pau Lopez i ndjekur nga Edin Dzeko me maskë ne fytyre. Kontrollet fizike për lojtarët të cilët, të mahnitur, do të vazhdojnë deri të mërkurën ndërsa nga e enjtja djemtë e Fonseca do të fillojnë stërvitjen individuale ose në grupe në maksimumi prej pesë individësh në të tre fushat e qendrës sportive të verdhekuqve.

Edhe Napoli po përgatitet të kthehet në fushë për stërvitje individuale. Skuadra napolitane filloi të testojë të gjithë lojtarët të hënën në mëngjes dhe procedura përfundoi sot. Por dyert e qëndrës stërvitore nuk do të rihapen para të enjtes ose të premtes deri sa të dalin përgjigjiet në dy teste radhazi.

Stërvitjet do të zhvillohen në dy raunde, në mëngjes dhe pasdite, me lojtarët që nuk duhet të jenë më shumë se 5 në secilën nga tre fushat në kompleksit stërvitor. Ndër masat për të parandaluar ngjitjen, natyrisht, do të ketë edhe mbylljen e dhomave në zhveshjes, me lojtarët që do të arrijnë në fushë të gatshëm për stërvitje dhe detyrimin për të bërë dush vetëm pasi të jenë kthyer në shtëpi.

EMISIONET