KLSh letër Erion Veliajt: Pezullo vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar

KLSH i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës të pezullojë të gjitha procedurat për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, pasi vendimi nuk është i bazuar në ligj, në raportin e KLSH thuhet se duhet të pritet një vendim nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me këtë çështje dhe më pas të veprohet. Ndërkohë artistët e shohin këtë rekomandim si një dritë jeshile.

Këshilli i Lartë i Shtetit i ka rekomanduar kryetarit të Bashkisë së  Tiranës të pezullojë procedurat e shembjes së godinës së Teatrit deri sa  Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim për këtë çështje.

Sipas KLSH një vendim i cili nuk është i bazuar në ligj mund të sjellë dëme të konsiderueshme financiare dhe sociale.

"Vendimmarrjet e pabazuara ligjërisht dhe në mungesë të vendimit të gjykatës Kushtetuese mund të sjellin pasoja financiare dhe sociale” thuhet në letrën që KLSH i ka dërguar kryebashkiakut Veliaj.

Vendimi i KLSH është pritur me entuziazëm nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët e shohin këtë vendim si një dritë jeshile për kauzën e tyre.

Pas miratimit në Këshillin Bashkiak të aktekspertizës për godinën e Teatrit, numri i qytetarëve dhe mbështetësve të çështjes së Teatrit, ka qenë i konisderueshëm.

Mbrëmjen e djeshme në ruajtje të kësaj godine por edhe në mbështetje të AMT kanë qënë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, nënkryetari i kësaj partie dhe përfaqësues të tjerë të saj.

Mbështetja e opozitës parlamentare do të vijojë edhe në ditët në vijim, ku çdo ditë për të përcaktohen përfaqësues për të treguar mbështetjen e tyre për këtë çështje.

 

EMISIONET