Klosi: Ekstremistët grekë ikën me bisht në shalë

Klosi: Ekstremistët grekë ikën me bisht në shalë

Ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se nuk duhet të shqetësohemi nga një pakicë e vogël ekstremistësh grekë.

Klosi: Kjo ishte një ngjarje që nuk duhet të na shqetësojë. Fyerja është diçka shumë relative. Po të duash ta ngarkosh veten e merr edhe si fyerje. Ramë dakord të tërë që ata janë ekstremistë. Nuk përfaqësojnë popullin grek. Janë një kategori e caktuar për të cilët nuk duhet të shqetësohemi aq shumë. 

Shteti shqiptar i mbajti ata që nuk bënë asgjë. Ka qenë një strategji. Ata e kanë parë sa shumë policë kanë qenë rrugës. Ju kanë thënë fshatarët ku janë policët. Nëse nuk do të kishte shtet, do të bënin çfarë të donin. Ikën me bisht ndër shalë them unë. E bllokuan rrugën, por bllokuan veten e tyre sepse nuk ka hotel në Bularat. 


 

EMISIONET