Klodian Muça: Amnistia fiskale ka dështuar në shumicën e vendeve të botës

Klodian Muça: Amnistia fiskale ka dështuar në shumicën e

Për ekonomistin Klodian Muça amnistia fiskale ka dështuar në shumicën e vendeve të botës.

I ftuar në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia në TV Ora, ai u shpreh se shteti nuk ka dhënë informacion se sa pretendohet të arkëtohet.

Po ashtu, ai tha se kjo amnisti ka edhe një efekt pabarazie, pasi ka një krahasim mes personave të që paguan me drejtësi taksat dhe atyre që bëjnë evazion fiskal.

Klodian Muça: Amnistia fiskale ka dështuar në shumicën e vendeve të botës, përveç në Turqi që momentalisht ka një amnisti fiskale. Problemi i kësaj amnistie që është thënë, sepse nuk kemi një informacion, por nuk është diskutuar si në vitin 2011, sa pretendon shteti të arkëtojë. Aspekti i dytë është efekti i pabarazisë, që do të paguhet 3-5 %, por nëse do të krahasonim një individ që ka bërë evazion fiskal dhe një individ që ka paguar me drejtësi taksat, është pabarazi.



EMISIONET