KLGJ shtyn 'Dvoranin', i kërkon opinion ndërkombëtarëve

Këshilli të Lartë Gjyqësor ka vendosur të kërkojë ndihmën e organizmave ndërkombëtare që asistojnë vendin në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe ndërtimin e shtetit ligjor për zgjidhjen e konfliktit ligjor mes presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kreut të KED, Ardian Dvorani.

Me shumicë votash KLGJ miratoi propozimin e anëtarit Erjon Muharremi që t'i drejtohet per opinion USAID dhe Misionit Eruralus 5, në lidhje me interpretimin e rastit të zotit Dvorani, pas pretendimeve të këtij të fundit se ky institucion nuk ka konpetencë ta largojë atë nga detyra.

''Propozimi im kishte të bënte me pikën 5 të nenit 186 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, konkretiksht gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit. Që do të thotë, a kondiserohet i emëruar pasardhësi në rastin konkret me emërimet që janë bërë në Gjykatën e Lartë.''

Gjithashtu KLGJ vendosi që kreut të KED t'i dërgohet e gjithë korrepodenca që KLGJ ka zhvilluar me Presidentin e Republikës para se te dekretoheshin tre gjyqtarët e rinj.

Që së pari zotit Dvorani t'i bëhen me dije të gjitha dokumentacionet që ka Këshilli dhe së dyti t'i kërkohet një opinion dy partnerëve tanë që asistojnë në Këshill në veprimtarinë e përditshme në lidhje me çështjet që u propozuan.''

Mbledhja e KLGJ u zhvillua online ndërsa pritej që anëtarët e KLGJ-së te vendosin për fatin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë njeherezi edhe kreu i KED Ardian Dvorani të cilit i ka përfunduar mandati që në vitin 2014. Për këtë arsye Presidenti Meta iu drejtua me nje letër KLGj-së ku i kërkoi të largojë nga detyra të Dvoranin.

Por vetë Dvorani në një përgjigje të kthyer KLGJ-së arsyetonte se ky veprim i Metes ishte ndërhyrje direkte ne sistemin e drejtësisë ndërsa persa i përket largimit nga Gjykata e Lartë kjo nuk është kompetencë e KLGj-së pasi nuk është e sanksionuar në asnjë ligj. Dvorani i paraqiti argumentat e tij në një material 13 faqesh, i cili iu vu në dispozicion të gjithe anëtarëve. Tashmë pritet që klgj te vendosë për fatin e zotit Dvorani pas marrjes së opinionit nga USAID dhe Euralius.

EMISIONET