KLGJ merr kërkesën e Gjonajt për gjyqtarët që ulën dënimin e Dajtit: Do japim vlerësimin e duhur

KLGJ merr kërkesën e Gjonajt për gjyqtarët që ulën

Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton se pranë tij është depozituar kërkesa e Ministrit të Drejtësisë, në të cilën kërkohet hetimi disiplinor i veprimtarisë së anëtarëve të trupës gjyqësore, që kanë gjykuar çështjen kundër të dënuarit Dritan Dajti, me arsyetimin se këta gjyqtarë, kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, shkak mbi të cilin ka kërkuar në vijim edhe marrjen e masës së shkarkimit nga detyra.

Nisur nga kjo kërkesë, Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes një deklarate për mediat informon publikun se kjo çështje do të trajtohet me përparësi, paanshmëri dhe profesionalizëm.

Këshilli nënvizon se do të bëjë vlerësimin e duhur, në përputhje me kuadrin e ri ligjor dhe do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në respektim të ligjit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i është drejtuar me kërkesë ligjore KLGj-së për hetimin e gjyqtarëve Skënder Damini, Aleks Nikotli dhe Petrit Aliu, ku kërkon hetimin disiplinor dhe shkarkimin e tyre.

Gjyqtarët e mësipërm  hoqën vendimin e dënimit me burg të përjetshëm për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve.

EMISIONET