Kjo është 42-vjeçarja shqiptare që u gjend e vdekur pranë burrit të plagosur në apartamentin e saj në Itali
Kjo është 43-vjeçarja Laureta Zyberi e cila u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Xhenova.
Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së premtes në 31 janar 2020.
Pranë trupit të saj të pajetë, është gjetur i plagosur dhe bashkëshorti i saj po shqiptar, Eduart Zyberi 53 vjeç.
Sipas mediave italiane nga hetimet e para mendohet se krimi është kryer me armë të ftohtë.
Dyshohet se ka qenë bashkëshorti autori i këtij krimi i cili më pas ka tentuar të vetëvritet.
Ai ndodhet është në gjendje të rëndë në spitalin San Martino me një plagë të rëndë në stomak.
Ka qenë pronari i apartamentit ku punonte shqiptarja i cili ka gjetur të dy trupat e mbuluar me gjak mbi dysheme.
Më pas ai ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore e autoritetet e policisë.
Ndërkohë autoritetet italiane po punojnë për të zbardhur të gjitha detajet e krimit.