Italia ka regjistruar 424 raste me koronavirus, përfshirë 12 të vdekur, në 10 rajone. Janë 305 të infektuar në Lombardi, 71 në Veneto, 47 në Emilia-Romagna, 16 në Liguria, 3 në Piemonte, Lazio, Siçili, 2 në Toscana dhe nga 1 në Puglia e Bolzano. Marche dhe Puglia janë dy rajonet e fundit të përfshira. Janë 7 të mitur me Covid-19, gjashtë në Lombardi dhe një në Veneto.

Ky virus ka bërë të mbyllen shumë aktivitete kulturore dhe të pezullohen për një farë kohe derisa situtata të qetësohet.

Tom Cruise ka udhëtuar drejt Italisë në datën 20 shkurt për të xhiruar disa skena në zonat piktoreske të Italisë për filmin “Mission Impossibile 7. Ai është detyruar të mbyllet në hotelin luksoz në Venecia dhe të pezullohen xhirimet derisa situata të normalizohet.

/Ora News.tv/