Pogradec, kishin dalë për peshkim, mbyten një person, zhduket shoku

Pogradec, kishin dalë për peshkim, mbyten një person, zhduket

Dy persona rezultojnë se janë mbytur në Pogradec, teksa kishin dalë për peshkim.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rezervuarin e fshatit Bradomirë, ku shtetasi Arben Pupa 50 vjeç dhe Z.K, 56 vjeç kishin dalë për të peshkuar, por nuk u kthyen më.

"50-vjeçari banues në fshatin Bletas të Pogradecit është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë. Ndërkohë për shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, po vijojnë kërkimet me anë të polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET