Kisha katolike italiane kërkon kthimin e meshave, ceremonive të pagëzimit e të varrimit

Kisha katolike italiane kërkon kthimin e meshave, ceremonive të

Konferenca Episkopale e Kishës Katolike Italiane i kërkon autoriteteve italiane që pas datës 3 maj të nis rikthimi i besimtarëve në kisha duke respektuar rregullat e distancimit social.

Zëdhënësi dhe nënsekretari i kësaj Konference At Ivan Maffeis shprehet se "ka një kërkesë të madhe të besimtarëve. Kisha duhet të banohet nga njerëzit e saj, është një kontribut që i duhet dhënë në këtë moment të vështirë kohezionit social në territor."

Peshkopët italianë kërkojnë rikthimin e ceremonisë së pagëzimeve, vdekjeve e zhvillimin e meshave duke garantuar me një rrjet vullnetarësh që do të ndihmojnë në ruajtjen e rregullave të distancimit social, me maska e doreza për të gjithë besimtarët.

"E dimë të gjithë se në datën 4 maj,  emergjenca nuk ka marrë fund, por nuk mund të ndalim jetën fetare deri sa të zhduket virusi. Nuk duhet lejuar diskriminimi i Kishës, për të cilën ka shumë nevojë sot", thotë At Maffeis.

"Nuk mund të qëndrojmë larg personave që vuajnë, nuk mund të rrimë pa nderuar me ritet fetare të vdekurit", thotë ai. I duhet dhënë mundësia të afërmëve qoftë dhe familjarët më të ngushtë të kryejnë ceremoninë e varrimit të të dashurit të tyre, Sot dhe pse e motivuar, vdekja është kthyer në një sekuetrim personi. Duhet t'i jemi pranë atyre që vuajnë si nga këndvështrimi human ashtu dhe kristian."

Të dielën e 19 prillit, peshkopët italianë kërkuan dhe u pranua të celebrojnë meshën e javës së shenjtë me një numër të limituar personash përbërë nga diaconi, koristi, organisti, lezuesi i teksteve e prifti.

Ndërkohë disa komuna si ajo e qytetit të Piacencës ka nisur të aktivizohen në hapjen e varrezave komunale me takim e me lejimin e jo më shumë se 2 persona nga familja.

EMISIONET