Kirk Douglas, legjenda e Hollivudit, vdes në moshën 103 vjeç

Aktori Kirk Douglas, karriera e të cilit në Hollyëood ka kaluar shtatë dekada, ka vdekur në moshën 103 vjeç.

Aktori i skenës dhe ekranit ishte i mirënjohur për një varg rolesh, përfshirë Spartakun klasik të vitit 1960, në të cilin luajti personazhin titullar.

Lindur në Neë York në 1916, ai spikati gjatë "epokës së artë" të Hollivudit, duke fituar nominimin e tij të parë për Oscar për filmin Kampion 1949.

Ai ishte gjithashtu babai i aktorit fitues të çmimit Oscar Michael Douglas.

Djali i tij Michael tha në një deklaratë: Me një trishtim të jashtëzakonshëm unë dhe vëllezërit e mi njoftojmë se Kirk Douglas na la sot. Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor nga epoka e artë e filmave ... por për mua dhe vëllezërit e mi Joel dhe Peter ai ishte thjesht babi" .

Më lejoni të mbaroj me fjalët që i thashë në ditëlindjen e tij të fundit dhe të cilat gjithmonë do të qëndrojnë të vërteta. Babi - Unë të dua aq shumë dhe jam shumë krenar që jam biri juaj.

Gruaja e Michael dhe nusja e Kirkit, aktorja Uellsiane Catherine Zeta Jones, postoi një fotografi të të dyve së bashku, duke shkruar: Do të të dua për gjithë jetën time. Më mungon tashmë.



EMISIONET