Një operacion shpëtimi po zhvillohet në Kinë pasi një hotel u shemb në juglindje të vendit, në qytetin Chuanzhou, provinca Fujian, sipas mediave ndërkombëtare.

Sipas raportimeve nga bashkia, rreth 70 persona u bllokuan nën rrënoja. Ekipet e kërkimit kanë arritur të shpëtojnë 38 persona deri më tani.

Shkaku i shembjes së hotelit nuk është bërë i ditur deri më tani.

Ndërtesa do të shërbente si karantinë për të vazhduar trajtimin shtesë për pacientët e rikuperuar nga koronavirusi.

Hoteli kishte gjithsej 80 dhoma dhe përbëhej nga gjashtë kate dhe një bodrum. 

Rreth 700 persona janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.

/Ora News.tv/