Kinë, kopshtet bëhen me robota "edukatorë"

Kinë, kopshtet bëhen me robota "edukatorë"

Kopshtet në Kinë tashmë kanë nga një ndihmës edukatorë. Bëhet fjalë për një robot shumë të vogël me kokë të rrumbullakët dhe fytyrë me ekran me prekje.

I quajtur ‘’Keeko’’, roboti po përdoret tashmë në 600 shkolla të ciklit parashkollor në Kinë. Ai tregon histori dhe u ofron fëmijëve ushtrime logjike.

Roboti i bardhë dhe topolak, pa krahë lëviz me ndihmën e rrotave të vogla. Kamerat e integruara në pjesën e brendshme të robotit i shërbejnë për orientim dhe i mundësojnë gjithashtu fëmijëve për të regjistruar video.

Në kopshtin Yiswind, në periferi të Pekinit, fëmijët dëgjojnë me vëmendje mësuesin e shkurtër android i cili rrëfen për to histori dhe tregime.

Projektuesit e firmës ‘’Keeko’’ kanë si objektiv për të rritur numrin e asistentëve nëpër klasa.

EMISIONET