Kinë-Britani, më shumë bashkëpunim kundër virusit

Kinë-Britani, më shumë bashkëpunim kundër virusit

Ambasadori i Kinës në Britani Liu Xiaoming ka thënë që Kina dhe Britania po zhvillojnë bashkëpunim efektiv për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.

"Kemi pasur bashkëpunim efektiv me Britaninë për sa u përket komunikimeve të nivelit të lartë. Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe kryeministri britanik Boris Johnson kanë bërë dy biseda telefonike në muajin e fundit, çka është shumë e rrallë në historinë diplomatike të dy vendeve. Dy liderët kanë arritur konsensus mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh kundër koronavirusit dhe kanë treguar besim në partneritetin e gjithanshëm strategjik mes dy palëve në të ardhmen," theksoi Liu Xiaoming.

Javën e kaluar, Kina dërgoi një ekip mjekësor në Britani të ndarë njohuritë dhe përvojën e saj në përballimin e koronavirusit të ri.

"Ekspertët mjekësorë nga Kina dhe Britania shkëmbyen dje mendime nëpërmjet videokonferencës. Zv.kryezyrtari i Shëndetësisë i Britanisë ka vlerësuar shkëmbimet dypalëshe dhe u shpreh i gatshëm për të mësuar nga përvoja e Kinës në parandalimin, kontrollin, diagnositikimin dhe trajtimin e epidemisë," tha Liu.

Sipas tij, Kina inkurajon bashkëpunimin midis institucioneve shkencore, universiteteve dhe kompanive farmaceutike nga të dyja palët në kërkimin e vaksinave dhe ilaçeve për të luftuar koronavirusin:

"Britania ka epërsi në studimet mjekësore dhe ato për vaksinat. Ajo është një udhëheqëse globale në këtë drejtim. Shumë institucione kërkimore britanike kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me Kinën. Ekipi kinez i kërkimit shkencor po shton gjithashtu përpjekjet e tij për studimin e vaksinave të reja për koronavirusin. Ne jemi të gatshëm të forcojmë bashkëpunimin me palën britanike në gjurmimin e virusit, kërkimin e vaksinave e ilaçeve dhe trajtimin mjekësor."

Ambasadori kinez shtoi që virusi është një armik i përbashkët i njerëzimit dhe mund të mposhtet vetëm me përpjekjet e përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar./Marrë nga CRI/

EMISIONET