Kinë, anija çisternë e naftës rrezikon të shpërthejë

Kinë, anija çisternë e naftës rrezikon të

Autoritetet kineze kanë dhënë alarmin për mundësinë e një katastrofe të mundshme ambientale në Detin e Kinës lindore.

Anija cisternë, e cila u përplas dy ditë më parë me një anije transporti mallrash, vazhdon të derdhë naftë në det.

Sipas zyrtarëve kineze ekziston rreziku që anija cisternë të shpërthejë dhe të fundoset. Ekipet e emergjencës dhe shpëtimit që tentuan të afrohen tek anija nuk ja dolën dot për shkak të reve të dendura toksike nga djegia e naftës.

Ekuipazhi i anijes i përbërë nga 30 iranianë dhe 2 shtetas të Bangladeshit vijon të jetë i zhdukur, megjithëse autoritetet kineze thonë se nuk presin të gjejnë të mbijetuar. 

Shtrirja e derdhjes së naftës është ende e paqartë, ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekje për të fikur zjarrin dhe eliminuar rrezikun e shpërthimit.

Aksidenti detar u regjistrua mbrëmjen e të shtunës, 6 janar 2018, rreth 160 milje detare në lindje të Shangait.

Anija cisternë Sanchi me flamur të Panamasë po transportonte naftë nga Irani drejt Koresë së Jugut kur u përplas me anijen kineze të mallrave që transportonte grurë nga SHBA.

Anija cisternë ishte e mbushur me një formë ultra të lehtë nafte që njihet si naftë e kondensuar dhe që është shumë më e rrezikshme për ambientin sesa nafta e zakonshme bruto.

Kjo naftë e përpunuar mund të jetë pa ngjyrë dhe erë, duke e bërë tejet të vështirë diktimin, ndalimin dhe pastrimin e saj. 

Ky është incidenti i parë serioz ku përfshihet një anije iraniane që pas heqjes së sanksioneve për eksportin e naftës ndaj republikës islamike në 2016-n.

EMISIONET