Një djalë gjashtë vjeçar në Kinë ka ruajtur trupin e pajetë të gjyshit të tij vetëm në shtëpi, pasi vdiq nga koronavirusi.

I moshuari  i njohur me mbiemrin e tij Tan, u zbulua pa jetë nga një grup vullnetarësh të komunitetit lokal në Shiyan, Provinca Hubei në Kinë. Fëmija i vogël mbeti në shtëpi pasi i moshuari i tha 'të mos dilte', sipas mediave kineze.

'Gjyshi tha se ekziston një virus jashtë,' mësohet se u ka thënë djali vullnetarëve kur ai hapi derën për ta. Qyteti është izoluar prej më shumë se një muaji për të kufizuar përhapjen e virusit. Askush nuk lejohet të hyjë ose të dalë nga shtëpitë e tyre, shkruan Daily Mail.

Esencialet ditore përfshirë ushqimin dhe ilaçin për banorët janë dorëzuar rregullisht nga stafi i komunitetit, sipas një deklarate të lëshuar nga qeveria e qytetit.

Punëtorët e komunitetit po kontrollonin banorët kur gjetën djalin me kufomën e gjyshit të tij të ndjerë. Njëri nga vullnetarët tha se prindërit e djalit janë emigrantë dhe gjyshërit e tij ishin kujdesur për të që kur ishte shumë i ri.

/Ora News.tv/