Ka shkuar në 10 numri i viktimave pas shembjes së hotelit që shërbente si karantinë mbrëmjen e djeshme (7 mars).

Ndërkohë që 23 të tjerë rezultojnë të humbur. Ngjarja ndodhi të shtunën në qytetin kinez të Quanzhou.

Punëtorët e shpëtimit janë ende në kërkim të rrënojave të hotelit me pesë kate.

Nga 71 të bllokuar fillimisht, 38 u shpëtuan, tha Ministria e Menaxhimit të Emergjencave.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin.

Qyteti Quanzhou ka regjistruar deri tani 47 raste të virusit.

Kati i parë i ndërtesës kishte kaluar në rinovim që para Vitit të Ri Lunar, tha agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Hoteli raportohet të jetë hapur në vitin 2018 dhe kishte 80 dhoma. Ajo shërbente si karantinë për të gjithë personat që kishin rënë në kontakt me të infektuarit.

/Ora News.tv/