1681 pacientë të shëruar nga koronavirusi i ri dolën të enjten nga spitali në Kinë, duke e çuar në 53 726 numrin e përgjithshëm të të shëruarve në pjesën kontinentale të Kinës, deklaroi të premten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës.

Të enjten u raportuan gjithsej 143 raste të reja infektimi, ndërsa numri i të vdekurve u shtua me 30, 29 prej të cilëve në provincën Hubei.

Në këtë provincë po atë ditë u konfirmuan 126 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 67 592.

Sipas të dhënave statistikore, deri të enjten, numri i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19 në Kinë ka arritur në 80 552, ndërsa i të vdekurve 3 042.

/Marrë nga CRI/

/Ora News.tv/