Kina refuzon thirrjet për hetim ndërkombëtar për origjinën e Covid-19

Kina refuzon thirrjet për hetim ndërkombëtar për

Kina ka hedhur poshtë thirrjet për një hetim të pavarur ndërkombëtar për origjinën e koronavir

Diplomatja e lartë e Kinës në Britaninë e madhe, Chen Wen i tha BBC-së se kërkesat ishin të motivuara politikisht dhe do të largonin vëmendjen e Kinës nga lufta kundër pandemisë.

"Nuk pranojmë asnjë hetim ndërkombëtar. Hetimi i pavarur bart plotësisht një motiv politik. Ne aktualisht po luftojmë me virusin. Të gjithë përpjekjen tonë e kemi intensifikuar në luftën kundër virusit. Përse flisini për këtë hetim? Kjo jo vetëm shpërndan vëmendjen, por kthen edhe burimin në drejtim tjetër", tha Wen.

Informacioni në lidhje me origjinën e Covid-19 dhe si filloi përhapja mund të ndihmonte vendet për të trajtuar sëmundjen.

Virusi mendohet të ketë dalë në një treg të kafshëve të egra në qytetin Wuhan në fund të vitit të kaluar.

Ndërkohë një raport i BE akuzon Kinën për përhapjen e dezinformatave për krizën.

Presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu ka sulmuar në mënyrë të përsëritur Kinën për trajtimin e saj të shpërthimit, dhe shteti i Misurit hodhi në gjyq qeverinë kineze, duke e akuzuar atë që ka bërë pak për të ndaluar përhapjen e virusit.

EMISIONET