Kina po teston një ilaç kundër HIV për trajtimin e koronavirusit të ri

Kina po teston një ilaç kundër HIV për trajtimin e

Qeveria e Pekinit njoftoi të Dielën se disa nga spitalet e qytetit po u japin pacientëve të infektuar me koronavirus në Wuhan ilaçet e përdorura për trajtimin e HIV, pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

"Thashethemet në internet thonë se një ilaç anti-AIDS është përdorur dhe provuar të jetë efektiv në trajtimin e koronavirusit," sipas një deklarate të Komisionit Shëndetësor Komunal të Pekinit.

"Komisioni Kombëtar i Shëndetit ka rekomanduar barnat  e përfolur për të trajtuar koronavirusin dhe ne kemi Lopinavir/Ritonavir stok në spital."

"Tre spitale të Pekinit të përcaktuara për të trajtuar rastet e konfirmuara të koronavirusit - Spitali Beijing Ditan, Beijing Youan, Qendra Mjekësore numër 5 e Spitalit të Përgjithshëm PLA - kanë filluar përdorimin e kësaj terapie për trajtim", vijon deklarata.

Të dy ilaçet janë antiretroviralë, të cilët bllokojnë aftësinë e HIV për t'u lidhur me qelizat e shëndetshme dhe të riprodhohen, dhe shpesh përdoren në kombinim për të trajtuar sëmundjen.

Hulumtimi i ri i mbi 41 rasteve të koronavirusit në Wuhan i botuar të premten në revistën mjekësore "The Lancet" përmendi "përfitim të konsiderueshëm klinik" nga përdorimi i ilaçeve në trajtimin e Sars, një epidemi koronavirusi që përfshiu Kinën në vitet 2002 dhe 2003.

Sidoqoftë, autorët - ekspertë të instituteve të shumta të kërkimit mjekësor në territorin e Kinës - gjithashtu thanë se asnjë metodë e tillë trajtimi nuk ishte provuar.

"Asnjë trajtim antiviral për infeksionin koronavirus nuk është provuar të jetë efektiv," sipas artikullit të botuar në "The Lancet".

"Në një studim të kontrollit historik, kombinimi i lopinavir dhe ritonavir midis pacientëve SARS-CoV u shoqërua me përfitime të konsiderueshme klinike."

EMISIONET