Kina po lufton me kohën për zbulimin e vaksinës, numri i të vdekurve arrin 720

Kina po lufton me kohën për zbulimin e vaksinës, numri i të

Ambasada amerikane njoftoi se burri 60-vjeçar ishte diagnostikuar më parë me sëmundjen në një nga spitalet e qytetit epiqendër të virusit, në Uhan.

Të shtunën u njoftua se numri i viktimave në rang vendi ka arritur mbi 720 dhe infeksionet afro 35 mijë.

"Kemi më pak se një muaj që po e kuptojmë virusin dhe nuk kemi si ta parashikojmë si do të evoluojë. Shenjat janë të mira dhe rastet me infeksione janë ulur ditët e fundit, por tani ajo që kërkohet për ta kontrolluar më tej është vigjilenca," deklaron përfaqësuesi i OBSH-së në Kinë.

Bilanci i fundit i kapërcen 650 vdekjet që shkaktoi në vend epidemia e SARS-it në periudhën 2002-2003.

Në Kinë po luftohet me kohën për të krijuar një vaksinë kundër koronavirusit të ri, duke testuar ndërkohë medikamentet ekzistuese.

"Remdesivir ka efektin më të madh antiviral in vitro për momentin, por nuk e kemi testuar te njerëzit. Kemi pritshmëri të larta por na duhet ende të provojmë efektin kurativ me siguri shkencore," deklaron një ekspert infeksionist.

Disa shtete pritet gjatë fundjavës të evakuojnë shtetasit e tyre nga Kina, ndërsa shumica do i nënshtrohen karantinës disajavore për të evituar përhapjen e epidemisë.

EMISIONET