Kina përshpejton prodhimin e vaksinës së koronavirusit të ri, epidemia mund të arrijë kulmin brenda javës

Kina përshpejton prodhimin e vaksinës së koronavirusit të

Kina ka miratuar një projekt për të prodhuar një vaksinë për koronavirusin e ri.

Projekti do të udhëhiqet nga një spital në Shangai dhe një vaksinë provë pritet të jetë gati për testim brenda 40 ditëve.

Në të njëjtën kohë, studiuesit në Kinë kanë përzgjedhur 30 barna ekzistuese për testim të mëtejshëm, duke përfshirë produktet natyrore biologjike aktive dhe barnat tradicionale kineze, të cilat mund të kenë një efekt terapeutik ndaj koronavirusit të ri.

Kulmi brenda nje jave - Mjeku Zhong Nanshan shprehet që epidemia e pneumonisë mund të arrijë kulmin në periudhën brenda një jave ose deri në 10 ditë.

Ai parashikon që nuk do të ketë rritje në shkallë të gjerë pas kësaj periudhe.

Eksperti rithekson rëndësinë e zbulimit dhe izolimit të hershëm në luftën kundër epidemisë.

Kina ka raportuar afro 6000 raste të konfirmuara të pneumonisë të shkaktuara nga koronavirusi i ri. Numri i të vdekurve arrin tani mbi 132.

Dy spitale të reja me një numër të përgjithshëm mbi 2 000 shtretër do të jenë gati javën e ardhshme.

125 nga 132 vdekjet nga virusi kanë ndodhur në provincën Hubei, kryeqendër e së cilës është Wuhan-i.

/Marre nga CRI/ 



EMISIONET