Kina lëshon satelitë për rrjetin e Internetit të Gjërave në hapësirë

Kina lëshon satelitë për rrjetin e Internetit të

Kina nisi të martën dy satelitë "Xingyun", si pjesë e një projekti për të ndërtuar një rrjet prej 80 satelitësh komunikacioni në orbitë të ulët.

Ky rrjet do të mbështesë zhvillimin e Internetit të Gjërave.

Kryeprojektuesi Liu Xiaolei thotë se së shpejti do të fillojnë një varg provash, duke përfshirë monitorimin e mjedisit polar, parashikimin meteorologjik dhe komunikimin lidhur me transportin detar.

Faza tjetër e projektit do të përfshijë lëshimin e 12 satelitëve vitin e ardhshëm. Lëshimi i të gjithë satelitëve planifikohet të përfundojë deri në vitin 2023.

/Marrë nga CRI/

EMISIONET