Kina kundërshton strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA

Kina kundërshton strategjinë e re të sigurisë kombëtare

Kina ka dënuar "mentalitetin e Luftës së Ftohtë" të Shtëpisë së Bardhë pas publikimit të një politike të re amerikane të sigurisë kombëtare.

Dokumenti etiketon Kinën dhe Rusinë si "fuqi rivale" dhe paraqet një numër kërcënimesh potenciale që ato paraqesin.

Strategjia e re shkruan se Pekini dhe qeveritë e tjera janë vendosur për të sfiduar fuqinë amerikane.

Por ministria e jashtme e Kinës kritikoi raportin e strategjisë, duke thënë se Uashingtoni duhet të braktisë nocionet e vjetëruara.

Zëdhënësja Hua Chunying tha: "Asnjë vend apo raport nuk do të ketë sukses në shtrembërimin e fakteve ose në nxjerrjen e shpifjeve të dëmshme.Ne i bëjmë thirrje palës amerikane të ndalojë shtrembërimin e synimeve strategjike të Kinës dhe të braktisë idetë e vjetra të mentalitetit të Luftës së Ftohtë."

Rusia iu përgjigj gjithashtu strategjisë së re duke thënë se nuk mund të pranojë se është trajtuar si një kërcënim.

Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së thuhet:" Kina dhe Rusia sfidojnë fuqinë amerikane, ndikimin dhe interesat, duke u përpjekur të shkatërrojnë sigurinë amerikane dhe prosperitetin.

Ata janë të vendosur për të bërë ekonomitë më pak të lira dhe më pak të drejta, për të rritur ushtritë e tyre dhe për të kontrolluar informacionin dhe të dhënat për të shtypur shoqëritë dhe për të zgjeruar ndikimin e tyre".

EMISIONET