Kina jep 1.4 miliardë dollarë shtesë për parandalimin e kontrollin e epidemisë

Kina jep 1.4 miliardë dollarë shtesë për parandalimin e

Qeveria kineze jep fond shtesë për parandalimin e kontrollin e epidemisë

Kina ka dhënë një fond shtesë prej 10 miliardë juanësh (rreth 1.4 miliardë dollarë amerikanë) për shërbimet e shëndetit publik dhe parandalimin e kontrollin e epidemisë.

Fondi do të përdoret kryesisht për të parandaluar dhe kontrolluar përhapjen e pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Ndërkohë më shumë ekipe mjekësore po shkojnë në provincën Hubei të Kinës për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

136 punonjës mjekësorë nga 12 spitale në Pekin shkuan në Wuhan të hënën për të marrë pjesë në luftën kundër epidemisë.

Deri në orën 11:00 të 28 janarit, 4130 punonjës mjekësorë nga krahinat e ndryshme të Kinës kanë shkuar në Hubei.

Vdekjet nga epidemia e koronavirusit në Kinë kanë arritur në 106, teksa rastet e konfirmuara janë mbi 4500.

Pekini ka regjistruar vdekjen e parë, ndërsa 24 veta të tjerë kanë vdekur në provincën Hubei, që është qendra e shpërthimit të koronavirusit të ri në dhjetor.

Mbi 900 veta janë në një gjendje të rëndë.

Tashmë janë gjurmuar më shumë se 47 000 kontakte të ngushta me njerëzit e infektuar. 900 prej tyre janë nxjerrë jashtë kontrollit mjekësor të hënën.

/Marre nga CRI/ 

EMISIONET