Kina i përgjigjet Pompeos: Teoria se Covid-19 doli nga një laborator në Wuhan është gënjeshtër

Kina i përgjigjet Pompeos: Teoria se Covid-19 doli nga një laborator

Media shtetërore kineze ka reaguar ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo, për deklaratat që ai bëri mbi origjinën e shpërthimit të virusit, duke e quajtur atë të çmendur.

Pompeo kishte thënë të dielën e 3 majit se kishte prova të mëdha se virusi kishte origjinën në një laborator në Wuhan, qyteti kinez ku virusi u shfaq për herë të parë vitin e kaluar, shkruan BBC.

Transmetuesi shtetëror CCTV u përgjigj me një koment të titulluar "Evil Pompeo është duke vrerë helm dhe po përhap gënjeshtra", sipas një raporti të AFP.

Raporti CCTV vazhdoi të thoshte se teoria ishte një gënjeshtër, duke thënë politikanët amerikanë duan t'ia hedhin fajin dikujt tjetër.

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë që SH.B.A. deri më tani nuk ka dhënë prova për të mbështetur pretendimet se virusi kishte origjinën në një laborator në Wuhan.


EMISIONET