Kina fiton betejën ndaj koronavirusit? Mbyll spitalet e improvizuara

Kina fiton betejën ndaj koronavirusit? Mbyll spitalet e improvizuara

Në ditët e para të shpërthimit të epidemisë në Kinë, në vatrën e saj kryesore, Wuhan, Kina ndërtoi një spital brenda pak ditësh për të kuruar pacientët e infektuar me koronavirus.

 Gjithashtu, u improvizuan ambiente provizore që u shndërruan në spitale për trajtimin e koronavirusit. Por, në muajin e tretë të epidemisë globale, Kina duket se ka kalaur situatën e emergjente.

Të paktën, fakti është se spitalet e ngritura për trajtimin e koronavirusit janë duke u mbyllur. Të pakën 11 nga 16 spitalet e destinuara për trajtimin e koronavirusit në Ëuhan janë duke u mbyllur, raporton media shetërore Xinhua.  

Spitalet e improvizuara - në stadiume, shkolla dhe gjetkë - trajtuan pacientët që vuanin nga simptoma të buta. Numri i rasteve ë reja të koronavirusit në Kina ka rënë në mënyrë të vazhdueshme. Kina raportoi numrin e saj më të ulët të rasteve deri më tani këtë të hënë.

EMISIONET