Kina feston 70 vjetorin e sundimit komunist

Kina feston sot 70-vjetorin e sundimit komunist.

Ushtarë të armatosur dhe pajisje ushtarake parakaluan të martën për të 'treguar' muskujt e Kinës. Ndërkohë që presidenti i vendit  Xi Jinping u zotua se "asnjë forcë" nuk do të jetë në gjendje të tronditë vendin.

"Nuk ka asnjë forcë që mund të tronditë themelet e këtij kombi të madh,"-u tha Xi delegatëve të ftuar nga sheshi Tiananmen, ku Mao Zedong shpalli Republikën Popullore të Kinës në tetor 1949. "Asnjë forcë nuk do të jetë në gjendje të ndalojë marshimin përpara të popullit dhe kombit kinez."

Autoritetet në Pekin mbyllën rrugët, ndaluan fluturimet e balonave, madje urdhëruan që pëllumbat të mbaheshin mbyllur në kafaz mes masave të marra për ruajtjen e sigurisë gjatë eventit të mbajtur për festimin e rrugëtimit të Kinës nga një vend i shkatërruar nga lufta në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Xi, udhëheqësi më i fuqishëm i vendit që nga Mao, hyri në një makinë të hapur dhe kaloi para dhjetëra rreshtave të kamionëve me raketa, transportuesve të blinduar dhe mjeteve të tjera ushtarake.

Armët e reja, përfshirë një raketë bërthamore balersonike hipersonike, parakaluan gjatë paradës.








EMISIONET