Kina ka dërguar një ekip prej 12 ekspertësh mjekësorë në Laos për të ndihmuar në luftën kundër shpërthimit të COVID-19.

Ekipi përbëhet nga ekspertë të specializuar në sëmundjet infektive, infermieri, testimin e viruseve dhe mjekësinë tradicionale kineze nga spitalet në provincën Yunnan të Kinës dhe qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve e kësaj province.

Ekipi mjekësor ka çuar edhe pajisje mjekësore të dhuruara nga pushteti vendor, përfshirë ilaçe, kuti testimi të acidit nukleik, mbi 10 000 maska N95, 60 000 maska mjekësore dhe 6 000 veshje mbrojtëse.

/Marrë nga CRI/

/Ora News.tv/