Kim Mehmeti: Evropa do ta paguaj gabimin që e bëri në kohën e Millosheviçit

Kim Mehmeti: Evropa do ta paguaj gabimin që e bëri në kohën

Shkrimtari Kim Mehmeti është kritik i BE në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në studion e lajmeve të RTV Ora, ai tha se Evropa do ta paguajë edhe çmimin dhe gabimin që e bëri në kohën e Millosheviçit.

Kim Mehmeti: Evropa duhet ta paguajë çmimin e asaj që donte të ndërtojë shtete demokraci me stabilokratë, jo me demokratë. Politikanët tanë kurrë nuk kanë qenë demokratë, por kanë qenë i pari i mëhallës që ka garantuar që do ta mbajnë mëhallën nën kontroll. Dmth këta në kontrollonin ne, nuk na ndërtonin institucione. Evropa do ta paguajë edhe çmimin dhe gabimin që e bëri në kohën e Millosheviçit. Evropa donte të ndërtonte paqe me mjeshtrin e luftës edhe me Kasapin e Ballkanit. Edhe tani Evropa mundohet të ndërtojë shtete demokratike, do të luftojë korrupsionin me shefat e korrupsionit. Do të luftojë departizimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me njerëzit që dinë të ndërtojnë parti të forta, por nuk dinë të ndërtojnë shtet institucional. Evropa përballet tani me këtë problem. Ne shqiptarët e ëndërrojmë ëndrrën e dyfishtë, vetëgënimin e dyfishtë. Vetëgënimi i parë ishte që hajduti i partisë time ishte i mirë, por ai tjetri nuk bën. I dyti ishte qe demokracia është vetëm llafazani, nuk është veprim. Evropa bëri mëkatin që donte të na bindte se me parajsa ndërtohet me muratorët e ferrit. Sa më bandit është ai që garanton stabilitetin, aq edhe më i përdorshëm është për Evropën, që nuk duhet të jetë kështu.

EMISIONET