Konservatori Sebastián Piñera ka fituar raundin e parë të sondazhit presidencial të Kilit, por nuk ka arritur të shmangë balotazhin.Me thuajse të gjitha votat e numëruara, miliarderi 67-vjeçar ka 36.6%, thonë zyrtarët zgjedhorë.

Piñera, i cili ishte president nga 2010 në 2014, tani do të përballet me konkurrentin socialist Alejandro Guillier në raundin e dytë më 17 dhjetor.

Udhëheqësja e tanishme Michelle Bachelet nuk mund të kërkojë rizgjedhje nën kushtetutën e Kilit.

Në tërësi ishin tetë kandidatë në garën presidenciale.

Guillier fitoi 22.7% të votave. Ai është një ish gazetar dhe kandidat i koalicionit të krahut të majtë të zonjës Bachelet.64-vjeçari premtoi të vazhdojë një seri reformash liberale të nisura nga znj. Bachelet.

Jo shumë prapa Z. Guillier ishte kandidatja e majtë Beatriz Sánchez me 20.3% të votave, një rezultat shumë më i mirë sesa kishin sugjeruar anketat.Sánchez nuk do të kalojë në raundin e dytë, por përkrahësit e saj mund t'i japin Guillierit kryesimin mbi Piñera nëse transferojnë votat e tyre tek kandidati socialist më 17 dhjetor.

Zonja Sánchez ende nuk ka thënë nëse ajo do ta miratojë z. Guillier, por ajo ka qenë e ashpër për z. Piñera.

Ajo tha se një mandat i dytë në detyrë për Piñera do të ishte "një hap prapa për vendin".

Në vitin 2010, ai u bë udhëheqësi i parë konservator i Kilit që nga kthimi i vendit në demokraci, duke i dhënë fund dy dekadave të sundimit të pandërprerë të qendrës së majtë.

Gjatë fushatës së fundit presidenciale, zoti Piñera arriti të bashkojë krahun konservator të Kilit dhe gëzon mbështetjen e komunitetit të biznesit.Ai përfaqëson koalicionin e krahut të djathtë të Kilit të Vamos.

Një fitore do të shënonte një ndryshim tjetër në Amerikën e Jugut pas ngritjes së liderëve konservatorë në Argjentinë, Brazil dhe Peru.

/Ora News.tv/