Khabib "tallet" me Ronaldon, status epik pas dështimit kundër Lokomotivës

Khabib "tallet" me Ronaldon, status epik pas dështimit

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov  ka gjetur kohë për të vënë në lojë sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Ylli luzitan ishte në fushë për 90 minuta në fitoren 2-1 që Juventusi mori në transfertë kundër Lokomotivës së Moskës, por nuk arriti të shënojë gol.

Në fakt, këtë ndjesi nuk ia lejoi shoku i tij i skuadrës, Aaron Ramsey. Uellsiani shtyu drejt rrjetës një top të goditur nga goditja e dënimit pikërisht nga Ronaldo. Gjuajtja ishte aq e fortë sa edhe pas kontrollit të portierit vendas po shkonte drejt rrjetës. Por, në kufinjtë e zonës, Ramsey shtyu sferën drejt rrjetës, duke marrë autorësinë e golit.

E për këtë fakt, Khabib, një mik i ngushtë i Ronaldos është tallur me portugezin. Në një status në rrjetin social "Instagram", Khabib falenderon Ronaldon që nuk shënoi.

"Faleminderit zoti Ronaldo që nuk shënove," shkruan Nurmagomedov, i cili duket se është tifoz i çmendur i Lokomotivës.

Juventus u bë skuadra e parë, së bashku me Bayern Munich që siguron kalimin në raundin tjetër, atë të 1/16-ave në UEFA Champions League.

EMISIONET