Këto janë dy faktorët kryesorë pse u infektuan mjekët dhe infermierët në Itali

Drejtori i GIMBE (Gruppo Italiano per la Medicina Basata sulle Evidenze), Nino Cartabellota shpjegon arsyen pse shumë mjek dhe infermierë në Itali janë infektuar me koronavirus.

Sipas tij nuk testoheshin të gjithë dhe shpesh veshjet mbrojtëse të spitalit nuk ishin të duhurat. Pra ai përmend si një arsye kryesore edhe kushtet e papërshtatshme të punës nëpër spitale.

“Ekipi mjekësor është i pari që duhet të mbrohet, duke qenë se është në vijnë e parë të luftës”, shton Cartabellota.

Numri i personelit mjekësor në Itali ka shkuar në 2629 ose 8.3% e të prekurve nga shpërthimi i koronavirusit në muajin shkurt.

Simptomat e para të mjekëve italianë të prekur me koronavirus u shfaqën në 11 mars.

 “Ekipi mjekësor është i pari që duhet të mbrohet, duke qenë se është në vijnë e parë të luftës”, shton Cartabellota.


EMISIONET